Bajraktari bashkë me kardiologët tjerë prezantojnë Kosovën në Paris

Bajraktari bashkë me kardiologët tjerë prezantojnë Kosovën në Paris

Kongresi Europian i Kardiologëve po mbahet në Paris me pjesëmarrjen e mbi 3 mijë kardiologëve. Edhe Shoqata e Kardiologëve të Kosovës është pjesë aktive e këtij organizimi.

Në këtë kongres shkencor, kardiologët kosovarë përpos punës shkencore kanë promovuar edhe Shtetin e Kosovës

Gani Bajraktari, kardiolog nga Kosova po merr pjesë në kongresin e kardiologjisë të organizuar nga Shoqëria Evropiane e Kardiologjisë në Paris. Bajraktari, së bashku me 50 kardiologë të tjerë po e prezanton Kosovën në kryeqytetin francez.

Ai ka treguar se është duke marrë pjesë në këtë ngjarje të madhe në botë, ku çdo vit marrin pjesë më shumë se 30 mijë pjesëmarrës.

“Erdha këtu me mbi 50 kolegë nga Kosova, duke marrë pjesë në këtë ngjarje më të madhe në botë të kardiologjisë, ku çdo vit marrin pjesë më shumë se 3 mijë pjesëmarrës” tha ai përmes një video-mesazhi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Bajraktari ka shtuar gjithashtu se ka shkuar atje në mënyrë që ta shoh vetë se sa është përditësuar kardiologjia dhe këto përditësime t’i sjellë edhe në Kosovë.

“Jemi këtu për të parë dhe t’i njohim përditësimet në kardiologji në mënyrë që t’i dërgojmë në Kosovë këto ndryshime për diagnostikim dhe trajtim më të mirë të njerëzve tanë” tha ai.

Ai gjithashtu ka treguar për Kosovën se është një vend ku njerëzit janë shumë të shoqërueshëm dhe shumë mikpritës ndaj të huajve. 

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Shëndetësi