`Purgatory` me 6 shtator rikthehet në Prishtinë

`Purgatory` me 6 shtator rikthehet në Prishtinë

Bendi muzikor  “ Purgatory”, të cilët përmes teksteve të tyre thyen tabut po rikthehet në  Prishtinë.

Kështu ka bërë  të ditur Valton Berisha anëtari i bendit në një intervistë për Gazetën inFokus.

Me 6 shtator Amfitateri i Gërmisë do te jetë vendi ku do te përformoi ky grup.

” Purgatory” që në vitet e 90 ishin të njohur për hite e guximshme si me përmbajtjen e këngëve te tyre ashtu edhe me paraqitje.

Sikur edhe shumë rocker të tjera të asaj gjenerate dhe të viteve të 80-a, edhe grupi “Purgatory” u bashkua rrugëve të Prishtinës.

Për më shumë detaje rreth paraqitjes së“ Purgatory” në Prishtinë si dhe rreth risive tjera të këtij grupi  mund të lexoni më poshtë intervistën e realizuar nga Gazeta inFokus më anëtarin e bendit, Valton Berishën.

Na flisni pak rreth historikut të bendit, si dhe kur është formuar, kush kanë qenë fillimisht anëtarë?

Purgatori u themelua në vitin 1992, me iniciativë të kitaristit të bendit, Valon Gashi dhe Veton Nushit. Në fillet e vëta, Purgatori përbëhëj nga:

Valon Gashi – kitarë

Vëton Nushi – keyboard

Faton Kika  – vokal

Faton Lahaj – bas kitarë

Visar Rëxha – bateri

Pas një kohe, Faton Kika e lë grupin dhe në vënd të tij vjen Haxhi Berisha, i cili poashtu nuk qëndroi për shumë kohë. Në vitin 1994, Purgatorit i bashkohet si vokalist Enis Potoku, me të cilin bendi incizon 2 këngë: “Largësia” dhe “Unë dhe ti” me të cilat marrin pjesë në disa festivale.

Si ka qenë të muzikonit në fillimet e të ’90-tave?

Megjithëse në kohëra të vështira, kishte njëfarë entuziazmi ku rocku por edhe muzika në përgjithësi ishte formë revolte e proteste ndaj të padrejtës që bëhej në Kosovën e atëhershme. Në mungesë të mediave, përveç atyre të shtypura, mediumi i vetëm përmes së cilit mund të shprehnim muzikën tonë ishin performancat live, të cilat organizoheshin në kafiteri të ndryshme por edhe në Teatrin e të Rinjve “Dodona”. Bile, ka ndodhë që brenda ditës, për shkak të interesimit të madh të publikut, të mbaheshin 2 koncerte. Kjo ishte dëshmi së vërtetë njerëzit ishin të etur për muzikën, për koncerte, për jëtë të pasur kulturore, edhepse në rrethana të jashtëzakonshme.

 

Pas shpërbërjes së Purgatorit në Kosovë, disa anëtarë të bendit që mërguan në diasporë, vazhduan të kultivojnë muzikën dhe emrin e Purgatorit, na folni pak për aktivitetin e Purgatorit në Zvicër?

 

Po, Eisi dhe Fatoni mërgojnë, i pari në Zvicër dhe tjetri në Gjermani. Enisi në Zvicër takohet me Haxhiun dhe Valton Berishën dhe vendosin që Purgatorit t’ia zgjasin jëtën edhe atje, ku incizuan një sërë këngësh, albumin “Larg vendit të Shqiponjave” si dhe mbajtën koncerte të shumta të mirëpritura nga audienca e gjërë. Ndër këngët më të popullarizuara ishin dhe mbeten : Jakup Ferri”, “Do t’i lutem qiellit”, “Nëna”, e të tjera.

 

Pas një periudhe të gjatë pasiviteti, pra që nga viti 2000 e tutje, po flitet e po shkruhet mjaft shumë rreth një rikthimi të mundshëm të Purgatorit, na tregoni pak më hollësisht rreth kësaj.

 

Po, me iniciativë të Valton Berishës dhe Valon Gashit, grupi është duke u rikthyer dhe ka një atmosferë dhe entuziazëm shumë të bukur brenda anëtarëve të tij, të cilët, si duket mezi kanë pritur që të bëhen bashkë sërish. Mbase mund të jetë nostalgjia, apo dhe ideja që ky bend ka ende çka t’i ofrojë publikut në aspektin muzikor, për shkak të bagazhit dhe përvojës që kanë si anëtarët veç e veç por edhe si grup.

 

Cilët janë anëtarët e bendit të ribashkuar, dhe cilat janë planet për tani dhe për të ardhmen?

Purgatori i rikthyer përbëhet nga :

Enis Potoku – vokal,

Valon Gashi – kitarë

Valton Berisha – kitarë

Faton Lahaj – bas kitarë, dhe

Visar Rexha – bateri

Tashmë është konfirmuar se do të jeni mysafirë special në Rock United, na thoni se si po ndjeheni të performoni përsëri së bashku pas më shumë së 2 dekadash, dhe a jeni përgatitur për këtë koncert?

 

Po, dhe jemi shumë të disponuar që ky koncert do të na shërbejë për paraqitjen tonë të parë live pas më shumë së 20 vjetësh. Por, përveç paraqitjes sonë si mysafir special, në këtë event paralelisht do të incizohet një dokumentar rreth Purgatorit, që nga dita e parë e deri te rikthimi i tij, si dhe një video klip për një këngë të re, të cilën nuk po e zbulojmë tani për tani. Megjithatë, duhet theksuar se megjithëse presim me padurim këtë koncert, poashtu edhe ndjenja e përgjegjësisë është shumë e lartë, meqë duam që ky rikthim të jetë sa më i mirë që të jetë e mundur. Shpresojmë që publiku do të na mirëpresë dhe se do të kënaqen me këngët e Purgatorit.

E dimë se shumica e anëtarëve kanë pasur dhe  kanë projëktë të tjera, si individuale ashtu edhe me bende të tjera, rrjedhimisht, përvoja brenda grupit është e madhe, dhe bazuar në këtë, cfarë mund të presim tani e tutje nga Purgatori?

Është e vërtetë, pothuajse të gjithë anëtarët e bendit kanë qenë dhe janë aktivë në muzikë, me projekte individuale apo si anëtarë të bendeve të tjera. P.sh. Valoni ndër të tjera është kitarist i Elita 5, Enisi ka bërë disa projekte individuale por edhe duete të shumta, Fatoni vazhdon të merret me muzikë si freelance artist në Gjeermani, ndërsa Visari është baterist e grupit Jericho.

Enis, e dimë që keni një solo karrierë të suksesshme, por cfarë do të thotë për ty ky rikthim me bendin e rinise.

 

Për mua si Enis , mund të them që kjo ka qenë gjëja apo ftesa më e mirë që ka mundur të ndodhë, jo vetëm për mua e anëtarët e tjerë të bendit  por edhe për të gjithë fansat që i kemi, pasi që po shihet që edhe ata kanë pritur shumë gjatë, për çka edhe u kërkoj falje të gjithëve.

 

Unë si vokalist i bendit ndjehem i privilegjuar që përsëri më është shfaqur mundësia të bëj muzikë me djemë siç janë Valoni, Valtoni , Fatoni e Visari dhe besoj që do të kthehemi më të fortë se kurrë , sepse ato 20 vite që i kemi humbur duhet të kompensohen disi

Visar, gjithashtu aktiv me bende të ndryshme por sidomos me Jericho, a mundeni disa fjalë për këtë rikthim. 

 

Ndoshta meqë ka qenë bendi i parë anëtar i të cilit kam qenë, ftesës së Valonit dhe Valtonit iu kam përgjigjur me një PO pa pikë hamendjeje apo hezitimi. Vërtetë ky rikthim më jep një emocion tejet të bukur sidomos duke pasur parasysh që disponimi tek anëtarët e bendit është i jashtëzakonshëm. Tani jemi në kohëra tjera nga ato kur kemi filluar, dhe mendoj që Purgatori sot e ka shumë më lehtë së Purgatori i të ’90-ave që të depërtojë tek publiku dhe të shpreh muzikën ashtu siç di më së miri.

Në anën tjetër, ne si anëtarë të bendit do të ulemi dhe sigurisht që do të diskutojmë edhe për planet për të ardhmen, ku sigurisht publiku sidomos ata që e duan rock muzikën mund të presin këngë të reja e të bukura nga ne.
Faton apo siç njihëni më psëudonimin Dashi në Prishtinë, si ë pritët ju bisëdën për rikthim, dhë a hëzituat për këtë

Biseda rreth rikthimit të Purgatorit ka qenë fillimi i realizimit të dëshirës që kemi pasë secili prej anëtarëve të grupit “Purgatory” që nga koha kur grupi u shpërbë për shkak të gjendjeës së atëhershme në Kosovë. Kështuqë sot e gëzojmë lirinë me këngët e vjetra të Purgatorit dhe me ribashkimin e shokëve të fémijërisë që do vijné nga ShBA dhe Europa posaçërisht pér kété Festival e assesi nuk bëhet fjalë për hezitim. Bile jemi aq me emocione për këtë ngjarje saqë nuk béjmé gjumë më shumë së 4 oré asnjéri prej nesh! Uné shpresoj që në ndërkohë do të jemi në studion e maestro Florent Boshnjakut që t’i kapim këto momente muzikore sa më mirë dhe t’i ndajmë me publikun në formë të një CD-je apo video klipi. Gëzohem që sot i kemi kushtet që ky rikthim të jetë magjepsës, jo vetëm për ne. As ju mos hezitoni! Shihemi në Festivalin Rock United, më 6 shtator

 Valon, njiheni si një ndër kitaristët më të mirë në trevat shqiptare, gjithashtu jeni pjesë e RTK Band, Elita 5 … Rikthimi në bendin Purgatory çfarë do të thotë për ju.

 

Purgatory ka lindur si grup,në bodrumin e shtëpisë sime. Për mua,është njëlloj si dashuria e parë. E si do të ndjehej dikush,po t’i kthehej dashuria e parë,më e bukur e më e freskët se asnjëherë…

Valton, anëtarët e tjerë të bendit po thonë se jeni iniciator i ribashkimit të Purgatorit dhe se po bëni punë të jashtëzakonshme në të gjitha aspektet e rikthimit të tij në skenë, na thoni çfarë ju shtyu për një nismë të tillë?

 

Si të gjithë kishte kohë që si kisha dëgjuar këngët që i kemi incizuar në vitet e 90’ta, dhe një ditë i dëgjova të gjitha dhe u emocionova, pasi kushtet e asaj kohe nuk ishin të volitshme për ne si të rinj, kualiteti i incizimeve nuk ishte në nivel të pranueshëm dhe meqë edhe Valoni e kishte përmendur një ditë punën e ribashkimit, pas një bisede dhe pa pike hezitimi vendosëm të ribashkohemi. Qëllimi jonë është që të rinjve, fëmijëve tanë dhe të gjithë fansave t’u lëmë prapa një dokumentar dhe ri-incizimin e këngëve tona të vjetra por sigurisht me një kualitet larg më të mire se incizimet e atëhershme.  Mund të them se për mua personalisht është një ndër gjërat më emocionale që kam përjetuar në disa vitet e fundit. Shpresojmë që publiku do t;i mirëpresë këngët dhe se Purgatori të vazhdojë me disa surpriza të tjera gjatë viteve vijuese. 

Autor: RTKlive