OBSH: Rikthehet fruthi në Evropë

OBSH: Rikthehet fruthi në Evropë

Sëmundja epidemike e fruthit është rikthyer në katër vendet evropiane, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Sëmundja nuk konsiderohet më e çrrënjosur në Shqipëri, Republikë Çeke, Greqi dhe Mbretëri të Bashkuar.

“Jemi duke bërë lëvizje mbrapa. Jemi në rrugën e gabuar,” deklaroi Kate O’Brien nga Departamenti i Imunizimit të OBSH-së.

Fruthi është një sëmundje ngjitëse, simptomat e së cilës janë kollitja, skuqja, ethet dhe temperatura.

Sëmundja mund të parandalohet përmes dy dozave të vaksinës MMR.

Ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se keqinformimi në lidhje me vaksinën e fruthit kanë lejuar që sëmundja të përhapet në zona ose komunitete të caktuara. 


MË SHUME NGA Shëndetësi