Edhe kafeina shkakton migrenë?

Edhe kafeina shkakton migrenë?

Sipas statistikave, më shumë se një miliard njerëz në të gjithë botën vuajnë nga migrena, veçanërisht gratë.

”Është një dhimbje koke e fortë, simptomat e së cilës mund të përfshijnë nauze, ndjeshmëri ndaj dritës dhe tingullit dhe ndryshime të humorit”, është rezultati i një studimi të fundit të qendrës amerikane ”Beth Israel Deaconess Medical Center” dhe përcjellë nga gazeta italiane ”Il Giornale”.

Megjithëse çështja në sferën shkencore është e diskutueshme, ndër shkaqet e mundshme të migrenës gjithashtu duket se ekzistojnë disa ushqime, brenda të cilave mund të ekzistojnë substanca teorikisht të afta për të shkaktuar çrregullimin.

Disa përbërës aktivë, në të vërtetë, mund të veprojnë në enët e gjakut me aktivitet vazodilator, me çlirimin e pasojave të substancave kimike të cilat aktivizojnë sistemin trigeminal-vaskular, të cilit i detyrohemi ndjesinë e dhimbjes.

Në një studim të fundit, autorët vlerësuan edhe rolin e pijeve me kafeinë si shkaktare të mundshme për migrenën.

Studiuesit zbuluan se midis atyre që vuajnë nga migrena episodike, tre ose më shumë kafe mund të shoqërohen me shanse më të mëdha për migrenë atë ditë ose në ditën tjetër.


MË SHUME NGA Shëndetësi