828 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë vikendit në Pejë

828 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë vikendit në Pejë

828 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë vikendit që sapo kaluam në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 57 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë vikendit kanë qenë 14 lindje, 10 normale dhe 4 me prerje cezariane.

Kanë ardhur në jetë 14 foshnje dhe sa i përket gjinisë 7 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 383 pacientë që në total kanë bërë 4771 analiza.
12 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi.