Modeli më i ri i Volkswagen, nga një perspektivë më e afërt

Modeli më i ri i Volkswagen, nga një perspektivë më e afërt

Së shpejti Volkswagen, kompani prodhuese gjermane e automobilave, do plasojë në treg veturën e re elektrike.

Pasi shfaqi disa pjesë të modelit të ri Golf, Volkswagen ka treguar në një perspektivë më të afërt modelin e ri ID.3, të cilin do e prezantojë së shpejti në eventin e veturave në Frankfurt.

Në fotografitë e ndara, mund të vërehet se ID.3 ka shtresa kamuflazhi, mirëpo dukja nuk dallon shumë prej modelit që u prezantua në Paris, para tri vitesh.

Me bateritë në dispozicion, kjo veturë do të ketë autonomi prej 330 deri në 550 kilometra.

Volkswagen ID.3 pritet të lansohet vitin e ardhshëm, i cili do bart çmimin rreth 30 mijë euro.