ISH: Vaksinoni fëmijët që t’i keni të shëndoshë

ISH: Vaksinoni fëmijët që t’i keni të shëndoshë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën thirrje që të gjithë fëmijët të vaksinohen sipas kalendarit të rregullt që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse vaksinë preventabile.

“I bëjmë apel të gjitha komuniteteve, posaçërisht prindërve dhe liderëve të RAE komunitetit të rekomandojnë që të gjithë fëmijët e pa vaksinuar të paraqiten në QKMF-të e komunave përkatëse për të kompletuar kalendarin e vaksinimit”.

“Pothuaj në të gjitha shtetet e Europës është shënuar epidemi e fruthit. Pothuaj në të gjitha shtetet ballkanike është shënuar epidemi e fruthit. Në Kosovë nuk ka epidemi të fruthit sepse janë vaksinuar mbi 95% e fëmijëve. Vaksinoni fëmijët që ti keni të shëndoshë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

 


MË SHUME NGA Shëndetësi