Funksionalizohet ekipi i kujdesit paliativ në komunën e Lipjanit

Funksionalizohet ekipi i kujdesit paliativ në komunën e Lipjanit

Drejtorati për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale nëpërmjet Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, nga sot ka filluar me shërbimin e kujdesit paliativ.

Me rastin e fillimit të ofrimit të këtij shërbimi, drejtoresha për shëndetësi dhe përkujdesje sociale Vlora Limani Hajnuni, tha se funksionalizimi i këtij shërbimi që deri më tani i ka munguar komunës së Lipjanit, është bërë falë mbështetjes së kryetarit Imri Ahmeti, i cili shëndetësinë e ka vendosur në prioritetet e tij qeverisëse.

“Kujdesi paliativ ka qenë kërkesë dhe nevojë e kahershme e qytetarëve të cilët kanë familjarë me gjendje të rëndë shëndetësore dhe ky ekip që është funksionalizuar sot, e lehtëson sado pak kujdesin familjar ndaj këtyre pacientëve”, tha drejtoresha Hajnuni.
Ky shërbim do t’iu ofrohet në shtëpi të gjithë pacientëve të cilët për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore fizike, nuk mundë t’i marrin shërbimet brenda institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësorë.

Lusim të gjithë qytetarët që kanë raste të tilla në familjet e tyre, t’i paraqesin ato në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.​


MË SHUME NGA Shëndetësi