Bugatti Chiron rekord shpejtësie, arriti të lëvizte me 490 kilometra në orë

Bugatti Chiron rekord shpejtësie, arriti të lëvizte me 490 kilometra në orë

Shpejtësi marramendëse, që lë shumë pas super-makinat tjera.

Në vitin e kaluar, Bugatti Chiron befasoi të gjithë, kur arriti shpejtësinë prej 400 kilometrave në orë, brenda 41.96 sekonda.

Pa kaluar një muaj, Koenigsegg Agera RS e tejkaloi këtë rekord duke aritur që për 36.44 sekonda, të zë shpejtësinë prej 475 kilometrave në orë, si makinë edhe më e shpejtë.

Derisa Koenigsegg dhe Hennessey të dyjanë dëshirojnë ta tejkalojnë barierën prej 490 kilometrash, apo 300 miljesh me Jesko dhe Venom F5, të gjithë sytë janë nga Bugatti, se çfarë do të bëjë në këtë drejtim.

Megjithëse kjo kompani insiston se nuk e ka primare shpejtësi, është thënë se Chiron ka arritur ta tejkalojë barrierën e 490 kilometra në orë, që është për 15 kilometra në orë më shumë se mbajtësi i rekordit të tanishëm.

Shoferi Andy Wallance, i njohur për arritjen e shpejtësisë prej 385 kilometrave në orë me McLaren F1, shënoi rekord shpejtësi, duke rritur të lëvizte me Chiron deri në 490 kilometra në orë, në një pistë gjermane.