Nga sot ka mësim në të gjitha shkollat e mesme dhe fillore

Nga sot ka mësim në të gjitha shkollat e mesme dhe fillore

Pas grevës një ditore për paga më të mëdha, në shkollat e mesme dhe fillore ka nisur mësimi.

Gjatë ditës së djeshme, grevistët ishin në punë por pa detyra ndërsa ata që nuk u bashkuan në grevë mbajtën orët

Disa prindër zgjodhën që mësimin për fëmijët e tyre ta nisin nga sot për të qenë të sigurt për nisjen e mësimit.

Pas grevës, qëndrimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës mbeten të njëjta. Ministri Arbër Ademi thotë se për 10.8 përqind janë rritur pagat nga gushti i vitit 2018 deri në shtator të vitit 2019, ndërsa kryetari i kësaj sindikate Jakim Nedelkov tha se shteti ju ka borxh edhe disa përqind aq sa është rritur edhe paga minimale në shteti, përkatësisht 25%.

“Nuk bëhet grevë kur kemi vendim për pagë më të lartë për 5%. Me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kemi dialog dhe do të vazhdojmë. Do t’i shqyrtojmë të gjitha të dhënat dhe argumentet dhe në marrëdhënie partneriteti me sindikatën do të vendosim si Qeveri për rritjen e ardhshme të pagave”, tha Ademi.

Kryetari i kësaj sindikate ishte i kënaqur nga greva duke thënë se deri në fund të shtatorit duhet të gjendet zgjidhje sa i përket rritjes së pagave për arsimtarët.

Përderisa MASH dhe SASHK po negociojnë për rritjen e pagave, rreth 260.000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore nisën me vitin mësimor. Sipas të dhënave të MASH, rreth 20.000 janë nxënës të klasës së parë.