Domatja e zier në mënyrën e vjetër pa konservans

Domatja e zier në mënyrën e vjetër pa konservans

Përbërësit:

– 6 kg domate (para pastrimit);
– 2 lugë kripë;
– 4 lugë sheqer;
– qepë;
– speca të vegjël djegës;
– selino.

Përgatitja:

⦁ Domaten lajeni mirë, pastrojeni dhe priteni në copë.

⦁ Bluani domaten në makinë bluarës dhe kullojeni në kulluese speciale.

⦁ Qiteni në tenxhere, shtoni kripën dhe sheqerin dhe zieni.

⦁ Kur të vlojë, zieni edhe 10-15 minuta.

⦁ Shishet nxehni në furrë, 10 minuta në 100 gradë.

⦁ Domaten e nxehtë qiteni në shishe të nxehta.

⦁ Në çdo shishe vendosni një copë celofani të njomur në alkool apo raki, shtrëngojeni me llastik dhe vendosni kapakun.

⦁ Shishet mbështillni në peshqir dhe lini 24 orë që të ftohen,