Sheqerinska: Arritëm progres, është koha e BE-së të shfaq reagim të shpejtë

Sheqerinska: Arritëm progres, është koha e BE-së të shfaq reagim të shpejtë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në Forumin Strategjik të Bledit tha se Maqedonia para 2 viteve ishte burim i aleatëve në NATO dhe BE dhe ka pasur krizë politike, dhe kufizim të mediave dhe rënie të demokracisë.

Ajo thotë se është zgjidhur kontesti me Greqinë dhe se është nënshkruar Marrëveshja për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe se tashmë investimet e huaja janë rritur katërfish me 50.000 punësime të reja.

“NATO verifikoi përparimin tonë dhe e dërgoi mesazhin se i mbështet marrëdhëniet e mira fqinjësore, zgjidhjen e çështjeve rajonale dhe promovimin e stabilitetit përmes përmirësimit të politikave të të dyja vendeve. Për këtë shkak mendoj se do të ishte win win situatë edhe për Maqedoninë e Veriut por edhe për NATO-n. Mendoj se nuk është e rastësishme ratifikimi aq i shpejtë i marrëveshjes. Lajm i mirë është se po duket se edhe vendet anëtare të BE-së janë të gatshëm ta ndjekin agjendën e njëjtë dhe t’i shpërblejnë sinjalet e përparimit në Ballkan”, tha Sheqerinska.

Është tepër e rëndësishme, shtoi Sheqerinska, kur ka rezultate dhe zhvillim dhe reagim të shpejtë.

“Erdhi koha kur BE duhet të reagojë ndaj zhvillimit të shpejtë që rezulton me vendime të shpejta. Tetori është i rëndësishëm edhe për ne edhe për BE-në”, tha Sheqerinska.