Spërkatje kundër mushkonjave për dy ditë me radhë në Shkup

Spërkatje kundër mushkonjave për dy ditë me radhë në Shkup

Bashkia e Shkupit njoftoi se më 5 shtator (e enjte) dhe më 6 shtator (e premte) në orët e hershme të mëngjesit do të kryhet faza e pestë e dezinfektimit ajror kundër mushkonjave, në zonën e qytetit.

“Faza e pestë e dezinfektimit kundër mushkonjave në rajonin e Shkupit, do të fillojë më 10 shtator dhe do të përfundojë deri më 14 shtator, në periudhën prej orës 23 e deri në orën 4, ditën e ardhshme. Nëse kushte kohore nuk e lejojnë kryerjen e dezinfektimit, ai do të kryhet ditën e parë të ardhshme, kur kushte kohore do të jenë të volitshme, në terminin e njëjtë”, informojnë nga Bashkia e Shkupit.

Ata u bëjnë thirrje bletarëve në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.