Ferrari do të prezantojë dy modele me tavane të hapura

Ferrari do të prezantojë dy modele me tavane të hapura

Ky muaj do të jetë shumë i rëndësishëm për Ferrari, pasi sjellë dy modele të reja.

Louis Camilleri është drejtori ekzekutiv në Ferrari, që ka bërë të ditur se gjatë muajit shtator, do të prezantohen dy modele të reja në Fiorano Circuit të Italisë.

Megjithëse nuk është treguar asgjë për këto makina, në Instagram janë shpërndarë imazhet, që tregojnë se si duken këto makina.

Në imazhe shihen siluetat e dy modeleve të hapura, në atë që duket si ndonjë vizitkartë apo ftesë që dërgohet për ndonjë aktivitet.

Të dy këta Ferrari janë Spyder, bazuar në atë çfarë shkuan poshtë makinave dhe derisa njëri është V12 Spider, tjetri është V8 Spider. Ka mundësi, që këta Ferrari të jenë i shumëprituri 812 Superfast Spider dhe F8 Tributo.

Deri sa të fillojë ky aktivitet më 24 shtator, nuk do të dimë se cilat janë këto vetura që i sjellë Ferrari, megjithëse pritet që të dyja të jenë shumë të mira.