Alfo Romeo Giulia ka mundësi të kthehet sërish në prodhim

Alfo Romeo Giulia ka mundësi të kthehet sërish në prodhim

Modeli që nuk shitej sa duhet në treg, mund të kthehet sërish.

Lansimi i Alfa Romeo Giulia para tri vitesh, i ka befasuar të gjithë sepse ishte një makinë sportive shumë e këndshme, me 500 kuaj fuqi.

Si një sedan sportiv, ky model e zuri pozitën që BMW M3 e mbante për një kohë të gjatë. Por, megjithëse ishte një veturë shumë e mirë, shitjet nuk ishin aspak të kënaqshme.

Interesimi për crossover dhe modele tjera, ka bërë që Alfa Romeo ta largojë nga prodhimi, duke mos thënë kurrë asnjë fjalë për fatin e Giulia.

“Kemi një ide, mirëpo është herët ta ndajmë me të tjerët” ka thënë Klaus Busse, që është një ndër drejtuesit e kompanisë, duke mos u shprehur se modeli do të largohet apo zëvendësohet.

Në këtë formë, ka mundësi që Alfa Romeo Giulia të kthehet sërish në prodhim, por nuk është thënë se çfarë do të ndryshojë, apo nëse do bëhet elektrike, kjo veturë mjaft e mirë.