Rock United Fest mbledh 12 grupe "rocku" në Prishtinë

Rock United Fest mbledh 12 grupe "rocku" në Prishtinë

Më 6 dhe 7 shtator do të mbahet Festivali Rock United në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë.

Rock United është projekt që bashkon grupet e muzikës rock dhe fansat nën moton “Një për të gjithë, të gjithë për Rock”.

Qëllimi kryesor i këtij festivali është që të vazhdojë tradita e rockut, e cila në Kosovë ka fillet tek vitet e gjashtëdhjeta, dhe të promovohet kjo kulturë tek të rinjtë, me pjesëmarrje më të madhe të bendeve të reja, duke përfshirë të gjitha komunitetet në Kosovë.

Gjatë 2 mbrëmjeve të festivalit në Gërmi do të marrin pjesë 12 grupe nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, udhëhequr nga Elita 5 dhe Grupi 403, duke u zgjeruar me bende ndërkombëtare në vitet në vijim.