Samsung planifikon një telefon të dytë të palosshëm

Samsung planifikon një telefon të dytë të palosshëm

Me të dështuar në lansimin e telefonit të parë të palosshëm, Samsung ka nisur të punojë në një tjetër me të vogël – këtë herë, me një kompani veshjesh luksoze.

Bloomberg raporton se Samsung është i vendosur për telefon që paloset, me ekran vertikal prej 6.7 inç që mund të paloset në gjysmë dhe të bëhet katrorë, sikur telefonat që paloseshin dikur.

Thuhet se Samsung po planifikon një telefon të dytë të palosshëm, që do t’i ketë këto cilësi, që do ta lansojë në fillim të vitit që vjen.

Xhami i telefonit, do jetë për tre për qind më shumë i thyeshëm dhe në mundësi që të kthehet në gjendje normale, se sa te modeli Galaxy Fold, ndërsa specifikat tjera nuk janë bërë të ditura.

Bashkëpunëtori që është zgjedhur për këtë telefon, është kompania e veshjeve luksoze Zegna, që do të kujdeset për dizajnin e telefonit.

Derisa me Fold nuk i plotësojë aspak pritjet, Samsung mendohet të ketë mësuar nga gabimet dhe të ketë sukses me telefonin e ri që mund të jetë shumë më i mirë.