Njihuni me Hyundai i10 për 2020

Njihuni me Hyundai i10 për 2020

Hyundai ka publikuar foto dhe detaje teknike të gjeneratës së re të makinës së tij të vogël të qytetit.

Modeli më i vogël koren në gjeneratën e tij të tretë është rritur me 20 mm në gjerësi, në krahasim me paraardhësit e tij, ndërsa automjeti është më i ulët, gjithashtu për 20 mm.

Brendësia duket tërheqëse, të paktën kur bëhet fjalë për paketat më të larta të pajisjeve që përfshijnë një ekran të madh prekjeje prej 8 inçësh, i vendosur në majë të tastierës qendrore. 

Ekrani mbështet sistemin multi-media të automjetit, duke përfshirë navigimin, dhe mundëson integrimin e lehtë të telefonit të mençur falë veçorive të Apple CarPlay dhe Android Auto.

I10 i ri është gjithashtu i pajisur me një numër sistemesh të asistencës së shoferit, duke përfshirë një sistem të parandalimit të përplasjes frontale, ndihmë për mbajtjen e makinës në korsinë lëvizëse dhe paralajmërimin e lodhjes dhe dekoncentrimit të shoferit.

Fillimisht, Hyundai do t'u ofrojë klientëve dy motorë benzine. Motori bazë prej 3 cilindra 1.0 litra prodhon 67 kuaj fuqi, ndërsa ai me katër cilindra 1.2 litra siguron 83 kuaj fuqi.

Të dy modelet standarde vijnë me një transmision manual me 5 shpejtësi, ndërsa një automatik me 5 shpejtësi është në dispozicion si opsion.