Stina e vjeshtës rrit fluksin e pacientëve tek neurologu

Stina e vjeshtës rrit fluksin e pacientëve tek neurologu

Një numër i lartë pacientesh u paraqit ne kabinetin  e neurologjisë pranë spitalit Ihsan Çabej në Lushnjë, vetëm në  2 javët e fundit të muajit gusht.  Sipas  mjekut neurolog Ramazan Doko numri i personave te paraqitur me simptoma e çrregullime neurologjike shkoi deri në  350.

Sipas  mjekëve rreziku mbetet i madh në  stinën e vjeshtës, pasi në këtë periudhë shtohen paralizat, dhimbjet e kokës dhe të sëmurët, të cilët kanë probleme kronike acarohen më shumë.

Doko jep këshillat për të gjithë këta të sëmurë që të bëjnë mjekim të rregullt në medikamente, të cilat ia ka përshkruar neurologu.