Më në fund Google ofron opsionin e shumë kërkuar për “Gmail”

Më në fund Google ofron opsionin e shumë kërkuar për “Gmail”

Tani mund të i bllokoni email-at e pa dëshiruara.

Nga sot Google ka ofruar një opsion të ri në versonin e iOS në aplikacionin e “gmail”, që do ju lejoj më leht të i bllokoni email-at e padëshiruara.

Opsioni në fjalë, aftësia për të parandaluar “Gmail” automatikisht për të ngarkuar përmbajtje me fotografi, ka qenë vetëm në versionin e uebit të “Gmail”, raporton “The Verge”.

Tani, me këtë opsion ju lejon që të bllokoni në “Gmail”, fotografitë, duke përfshirë gjurmuesit e padukshëm të postës elektronike që fshehen brena në mesazhet e email-it, që në shumicën e rasteve i tregon dërguesit kur dhe disa herë edhe ku e keni hapur mesazhin.