Lamborghini Sian duket mirë edhe tavan të hapur

Lamborghini Sian duket mirë edhe tavan të hapur

Hibridi i parë nga Lamborghini, është kthyer në kupe dhe duket shumë më ndryshe.

Shfaqja e supe-makinës së parë hibride nga Lamborghini, i ka befasuar të gjithë, ndërsa brenda një kohë mund të vijë edhe më tavan të hapur, sikur të gjitha modelet tjera.

Kjo nuk i ka penguar Nikita Aksyonov, që ta ilustrojë dukjen që do ta ketë kjo makinë, kur të del nga prodhimi në këtë formë. Modeli që do të rivalizojë me Ferrari SF90 Stradale, nuk ka shpejtësi aq të lartë, por ofron përformancë dhe ka dukje shumë agresive.

Brenda e ka motorin me 6.5 litra dhe një tjetër me 48 volt, që së bashku prodhojnë 819 kuaj fuqi, duke bërë që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 2.8 sekonda, ndërsa shpejtësi maksimale 350 kilometra në orë.