Fetai: Është e rëndësishme që fajtorët të përgjigjen

Fetai: Është e rëndësishme që fajtorët të përgjigjen

Prokurorja Fatime Fetai para seancës së sotme për rastin “Monstra”, tha se nuk është e rëndësishme se kush do të procedon rastet e PSP-së, por është e rëndësishme që ato që kanë gabuar para ligjit të përgjigjen.

“Nuk është e rëndësishme nëse do të jetë Fatimja, Vilma, Kostadinka. E rëndësishme është që ai që ka gabuar, të bart pasojat nga ajo”, tha Fetai.

Prokurorja këtë e tha këtë pas dërgimit të një letre nga Katica Janeva përmes një gjykate dërguar PSP-së, në të cilën ajo kërkoi që të gjitha lëndët t’i dorëzohen Prokurorisë Publike brenda tre ditëve.