Shala: “Ahmet Gashi” do të ndërtohet në lokacionin e njëjtë

Shala: “Ahmet Gashi” do të ndërtohet në lokacionin e njëjtë

Pas protestës së nxënësve dhe profesorëve të shkollës “Ahmet Gashi” Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës thirri konferencë për media.

Shpresa Shala, drejtoresha e arsimit në këtë komunë tha se kanë mbajtur takim me mësuesit ku është arritur një marrëveshje mes dy palëve.

“Ne morëm vendim që të rivlerësohet edhe një herë objekti ndërsa që do të ndërtohet shkolla e re është e sigurt, nuk janë të vërteta fjalët se në atë vend do të ndërtohet qendër tregtare” tha ajo.

Sipas Shalës nesër do të njoftohen të gjithë nxënësit, ndërkaq mësimin do ta vazhdojnë të hënën në dy shkolla tjera.

Ndërkaq Ferid Fazliu nga drejtoria e investimeve kapitale tregoi se është angazhuar një kompani e cila ka vlerësuar se objekti është jofunksional.

“Muret janë të kalbura podrumi i dëmtuar dhe ka shumë lagështi, objekti u ndërtua në vitet e 60-ta dhe u ndërtua me standarde të asaj kohe.” tha ai.

Sipas drejtoreshës së arsimit nesër do të njoftohen të gjithë nxënësit, ndërkaq mësimin do ta vazhdojnë të hënën në dy shkolla tjera.