Pasi pinë ujë në lumin Drin, një lopë ngordhë të tjerat sëmurën

Pasi pinë ujë në lumin Drin, një lopë ngordhë të tjerat sëmurën

Një person në fshatin Dobrushtë të Prizrenit ka informuar se lopët e tij pasi kanë pirë ujë në lumin Drin,  njëra prej tyre ka ngordhur dhe tjerat janë sëmurë.

Dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e ndotjes së lumit.

Njësitet përkatëse policore, inspektorët komunal dhe shoqata e peshkatarëve kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, njofton Policia.