“Guinness” njeh rekordmenët e rinj botërorë

“Guinness” njeh rekordmenët e rinj botërorë

Janë përzgjedhur tashmë fituesit e rekordeve botërore Guinness për vitin 2020. Ata janë disa dhe janë të shumëllojshëm në aftësitë e tyre.

Amerikania Getti Kehayova siguroi një rekord botëror Guinnes pasi është e aftë të rrotullojë njëkohësisht 17 hula hopa.

Lisa dhe Chris Pitman thyen rekordin botëror pasi thyen mbi 500 dërrasa me dorë, për një minutë.

Tjetër rekord ka thyer në kategorinë e saj, Brittany Walsh, performuese në cirk, nga Portland. Ajo mund të lëshojë një shigjetë me këmbë, në distancën e 12.3 metra, duke shfaqur më së miri aftësitë e jashtëzakonshme në gjimnastikë./a2/