Njihuni me nënën më të vjetër në botë, lindi binjakë në moshën 74-vjeçare

Njihuni me nënën më të vjetër në botë, lindi binjakë në moshën 74-vjeçare

Një grua 74-vjeçare ngeli shtatzënë nëpërmjet procedurës së fertilizimit in vitro dhe mori titullin e nënën më të vjetër në botë.

Mëngjesin e sotëm, siparë orës lokale, Erramatti Mangayama nga India lindi dy vajza të shëndetshme. Pasi erdhën në jetë binjaket, ajo dhe bashkëshorti i saj 57 vjeç përjetuan lumturinë më të madhe.

“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë ndjenjën që kam. Këto foshnje më kompletojnë. Tani, asnjë nuk mund të më quajë infertile”, tha ajo.

Pensionistja kaloi në menopauzë para 30 vitesh, por u frymëzua të provonte sërish për fëmijë nga fqinja e saj. Kjo e fundit u bë nënë në moshën 55-vjeçare nëpërmjet të njëjtës procedurë.

Ende nuk është vërtetuar mosha e saj, prandaj titullin e nënës më të vjetër në botë e mban ende Bousada de Lara, e cila ishte gati 67 vjeçe kur lindi binjakët.