KEDS me plan investiv për komunën e Lipjanit 

KEDS me plan investiv për komunën e Lipjanit 

Për planet investive në vitin 2020, zyrtarët e KEDS-it u takuan me përfaqësuesit komunal të Lipjanit. Mysafirët nga KEDS i priti kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti.

Drejtori për Investime në KEDS, Hasan OZ, e njoftoi kryetarin me projektin e parë për vitin që vjen në këtë komunë, që përfshin ndërtimin e dy trafostacioneve të reja dhe riparimin e rrjetit të tensionit të ulët në hyrje të qytetit.


Gjithashtu, u diskutua edhe për lokacionet tjera të kësaj komune që kanë probleme me furnizim me energji elektrike.


Stafi i KEDS kërkoi mbështetje nga i pari i komunës për të dhënat nga Drejtoria e Urbanizimit, si dhe për sigurimin e lejeve për lokacione për vendosjen e trafostacioneve.

U pajtuan për bashkëpunim dhe për më shumë investime në këtë komunë, duke përmendur edhe vendet me prioritet nga komunarët.Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Autor: RTKlive