Gazetarit ia shesin birrën për 68 mijë dollarë

Gazetarit ia shesin birrën për 68 mijë dollarë

Një gazetar sportiv australian ka paguar një shumë të madhe parash për 1 shishe birrë në Manchester.

Një shumë që çdokujt do t’i shkaktonte tronditje. Peter Lalor ka porositur një birrë që kushton vetëm 6.8 dollarë në një hotel në Manchester. Ai preferon që të paguajë me kartë krediti, por nuk e di se ajo pagesë i ka kushtuar në të vërtetë gazetarit 68 mijë dollarë.

Kur i vjen fatura ai nuk e sheh fare por pak çaste më vonë punonjësja e hotelit i thotë që ka ndodhur një gabim i vogël. Pasi thërret menaxherin e hotelit, ai i shpjegon situatën duke i kërkuar falje dhe se do e zgjidhte atë punë.

Tashmë Lalor thotë se ka pirë birrën më të shtrenjtë në histori. Në Twitter ai shkruan:

“Nuk i kisha syzet me vete dhe nuk e lexova faturën fare madje ia ktheva vajzës. Por ndërkohë pyeta me vete se sa pagova për atë birrë. Unë e pyeta punonjësen e cila sheh shumën e paguar dhe filloj të qeshte, por nuk më thoshte se përse. Pastaj vjen menaxheri që e merr situatën në dorë”.

Dy ditë më vonë ai vërteton se paratë me të vërtetë ishin marrë nga llogaria e tij bankare. Një përfaqësues i Visa tregon se po investigohet çështja dhe se do t’i rikthehen paratë madje do të marrë dhe një dëmshpërblim prej 1200 dollarësh.