Rritja e prodhimit, qëndrueshmëri e vetme ekonomike e Kosovës

Rritja e prodhimit, qëndrueshmëri e vetme ekonomike e Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini i shoqëruar edhe nga drejtori menaxhues i KEDS-it Alper Erbas, drejtori ekzekutiv komercial i KESCO-s Gokalp Cinbis dhe të  përfaqësues të komunitetit të biznesit kanë vizituar Fabrikën e Bllokave Silcapor në Kaçanik.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së tha se kjo fabrikë ka kaluar nëpër sfidat e kohës dhe konkurrencës jo të drejtë e sidomos nga prodhuesit e subvencionuar nga shteti i Serbisë dhe mezi i ka mbijetuar me rreth 80 punëtorë. 

‘Tash 10 muaj pas taksës kjo kompani tash është rritur punësimi për 50 punëtorë më shumë ka tani ka mbi 200 të punësuar. Kjo kompani është lidere në Ballkan ku  kapacitet prodhuese i ka rritur mbi 60% dhe ka marrë tregun e Kosovës po ashtu edhe ka rrit eksportin për Maqedoni, Shqipëri e Serbi dhe vendet e BE-së. Qeveria e re do të kujdeset e ofroj më shumë politika për bizneset prodhuese, investimet e huaj dhe duke mbrojtur ato", tha Shahini. Sipas kreut të AKB-së rritja e prodhimit është qëndrueshmëri e vetme ekonomike e Kosovës.

Kurse Zelqif Berisha, pronar i fabrikës Silcapor, tregoi se kanë shënuar rritje te prodhimit, mbulimit të  tregut vendës e eksportit e sidomos  pas vënies së taksës nga Kosova ndaj Serbisë.  Ai tregoi se eksportojnë në Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi, Zvicër, Spanjë e gjetiu. Sipas me rritje  e punës është rrit edhe numri i punonjësve në mbi 200.

"Kosova ka kapacitete të mjaftueshme të prodhimit të bllokave e të cilat janë cilësore dhe nuk ka nevojë për import të tyre. Qeveria duhet të nga mbroj nga importet", tha Zelqif Berisha. Ai  mori mbështetje nga zyrtarët e KEDS-it e KESCO-s. Ai tregoi se më parë kanë pasur probleme me ndërprerjet e energjisë, por tash janë tejkaluar.

 

Autor: RTKlive