Struktura brendshme e makinës së re sportive nga Toyota

Struktura brendshme e makinës së re sportive nga Toyota

Me këtë strukturë të re, mund të ndërtohen edhe shumë makina tjera.

Toyota sapo e ka lansuar një Yaris, që është bazuar në Mazda3, derisa është duke punuar për një makinë tjetër sportive.

Në imazhet e shpërndara së fundmi, shihet struktura e brendshme e makinës së re sportive, që është krijuar nga Toyota Neë Global Architecture.

Kjo platformë e quajtur GA-B, që ka bërë bashkë pjesë të Prius, Camry, RAV4 dhe C-HR. Vetëm se kjo ka përmasa më të vogla, që tregon se është një makinë më e vogël.

Deri më tani, Toyota nuk ka bërë të ditur, se në cilën makinë sportive vendoset kjo strukturë, ndërsa pritet t’i ofrojë lehtësi në lëvizje dhe brenda shumë rehati.