Rikthehen “Bad Boys”, këtë herë kundër mercenarit shqiptar

Rikthehen “Bad Boys”, këtë herë kundër mercenarit shqiptar

Will Smith dhe Martin Lawrence rikthehen përsëri në rolet e tyre si dy policë në Majami, për serinë e tretë të filmit “Bad Boys”. Nën titullin “Bad Boys For Life”, filmi do të shfaqet në kinema në fillim të vitit 2020, 25 vite pas filmit të parë (1995) dhe 17 vite pas filmit të dytë (2003).

Këtë herë, Marcus Burnertt (i luajtur nga Lawrence) është një inspektor në Polici, ndërsa Mike Lowery (i luajtur nga Smith) po kalon një krizë të moshës së mesme. Ata bashkohen kur një mercenar shqiptar, të cilit i kanë vrarë të vëllain, u premton një bonus të rëndësishëm. Vetëm kaq është zbuluar për momentin, ndërsa trajleri duket se do të jetë një tjetër film fantastik nga dy aktorët e famshëm, që tashmë i kanë kaluar të pesëdhjetat./a2/