294 pacientë kanë marrë trajtim emergjent brenda 24 orëve në Pejë

294 pacientë kanë marrë trajtim emergjent brenda 24 orëve në Pejë

294 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dje më 5 shtator 2019, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Analiza kanë kryer 271 pacientë që në total kanë kryer 3,938 analiza.
8 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë vetëm 1 lindje dhe foshnja e porsalindur është e gjinisë mashkullore.