Aktivitete të përbashkëta për rritjen e sigurisë në trafik

Aktivitete të përbashkëta për rritjen e sigurisë në trafik

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, është takaur me Sebahate Muharremin, drejtoreshë e Regjistrimit të Automjeteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB) me të cilën ka biseduar për tema të ndryshme, që kanë për qëllim të vetëm rritjen e sigurisë në trafik.

"Së bashku me MPB-në gjatë ditëve në vijim do të punojmë për pastrimin e listave të automjeteve që janë jashtë qarkullimit, e të cilat për një kohë nuk iu janë nënshtruar procesit të regjistrimit
Po ashtu, biseduam edhe për nxjerrjen e disa udhëzimeve të reja për automjetet që në kundërshtim me ligjin po dalin në komunikacion pa sigurim dhe regjistrim", tha ai.

Sipas tij në një të ardhme të shpejt po planifikohet ngjitja në xhama të automjeteve shenjat që tregon datën e skadimit të regjistrimit të automjeteve, e që ky veprim do tua lehtësoj edhe më shumë punën e organeve të rendit për identifikimin sa më të lehtë të automjeteve që qarkullojnë në rruge pa regjistrim dhe sigurim.

"Po ashtu, Shoqata e Sigurimeve e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme në ditët në vijim do të analizojë në detaje statistikat e aksidenteve në komunikacion dhe në vendet ku ato janë më të shpeshta apo edhe janë përsëritur do të fokusohet kampanja sensibiluzuese. Gjatë dy viteve të fundit Shoqata e Sigurimeve e Kosovës ka rritur në masë të madhe intensitetin e aktiviteteve të saj e të cilat kanë ndikuar dukshëm në përmirësimin e sigurisë në trafik", tha ai.