Kosova e Maqedonia Veriore, bashkëpunim në regjistrim të bizneseve

Kosova e Maqedonia Veriore, bashkëpunim në regjistrim të bizneseve

Është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi në fushën e regjistrimit të bizneseve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë Veriore.

Drejtoresha e Agjencionit për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, Nexhmie Selimi, tha se me këtë nënshkrim synojnë bashkëpunimin e plotë të midis dy vendeve.

“Agjencioni për Regjistrim të Bizneseve po bënë hapa të mëdhenj në regjistrimin e bizneseve. Me sistemin e ri elektronik të gjitha bizneset po pajisen me numrin unik. Me këtë memorandum synojmë bashkëpunimin e plotë midis dy vendeve për të forcuar sistemet tona në regjistrimin e bizneseve. E kemi parë të nevojshme këtë bashkëpunim për të forcuar regjistrimin e bizneseve dhe për të marrë së bashku trajnime bashkëpunuese”, tha ajo.

“Ky memorandum shërben për shkëmbim të të dhënave dhe informacion, përmirësimi i platformës teknologjike, zhvillimi i përbashkët i tregjeve, edukimi dhe trajnimi, modelimi i proceseve të bizneseve, përmirësimi i sigurisë, përmirësimi i legjislacionit”.

Drejtoresha për Biznes në Republikën e Maqedonisë Veriore, Marija Bushkofska, tha se nënshkrim i këtij memorandumi tregon bashkëpunimin jo vetëm midis këtyre dy institucioneve, por edhe atyre shtetërore.

“Kënaqësi e veçantë është që jam sot prezente këtu dhe që do të bëjmë nënshkrimin e memorandumit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Nënshkrimi është burimi i bashkëpunimit të mirë jo vetëm ndërmjet  këtyre dy institucioneve, por edhe atij shtetëror dhe me ju do të ndajmë të gjitha eksperiencat e punës”.

“Duke pasur parasysh se regjistri i Maqedonisë ka më shumë regjistra dhe ne si institucion mundohemi që t’i përmbushim gjithë këto nevoja dhe për këtë arsye jemi më lartë se disa vende të tjera. Sigurim i një shërbimi të shpejtë është caku ynë kryesor. Me regjistrin institucioni ynë do të bashkëngjitet në luftën kundër shpëlarjes së parave”, tha ajo, raporton EO.

Autor: RTKlive