Më 12 shtator fillon projekti për vizita mjekësore në Skenderaj

Më 12 shtator fillon projekti për vizita mjekësore në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës “Human Care”, me seli në Prishtinë, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Fazli Kadriu.

Në takim është diskutuar për fillimin e projektit sa i përket bashkëpunimit në mes të Komunës së Skenderajt dhe organizatës në fjalë rreth vizitave mjekësore specialistike në QKMF, QMF dhe nëpër shtëpi, për t’u ofruar shërbim rasteve sociale dhe atyre që nuk mund t’i vizitojnë qendrat mjekësore.

Ky projekt është bashkëfinancim në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe “Human Care”, i cili do të fillojë nga data 12 shtator dhe do të vazhdojë dy muaj.