Aurora polare, spektakël në qiellin e Antarktidës

Aurora polare, spektakël në qiellin e Antarktidës

Pamje spektakolare vijnë nga Antarktida. Fenomeni i Aurora Borealis ndriçoi qiellin mbi stacionin kërkimor kinez të Zhongshang.

Dritat e gjelbërta polare rrotulloheshin dhe lëviznin magjishëm duke rrezatuar në terrenin e mbuluar nga akulli.

Pamja u filmua nga studiuesit kinezë, të cilët gjenden prej muajit dhjetor në një mision në Antarktidë.

Aurora polare është një dritë natyrale që shihet kryesisht në rajone të larta rreth Arktikut dhe Antarktidës. Shkaktohet nga çrregullime të fushës magnetike të tokës, si pasojë e erës diellore. Kur ka tepricë valësh, ato shkarkohen në atmosferën e tokës duke prodhuar kështu një dritë shumëngjyrëshe./a2/