Gramoz Ruçi në 15-vjetorin e themelimit të LSI-së

Gramoz Ruçi në 15-vjetorin e themelimit të LSI-së

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ftuar nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, mori pjesë në mbrëmjen e sotme në festën e 15-vjetorit të themelimit të kësaj partie, e cila u zhvillua në Hotel Rogner.

Në ceremoni merrnin pjesë drejtues dhe anëtarë të LSI dhe të partive të tjera politike të opozitës, përfaqësues të trupit diplomatik si edhe përfaqësues të jetës kulturore, sipërmarrjes, shoqërisë civile dhe medias.

Në festën e themelimit, mungoi Presidenti Ilir Meta, i cili është themelues i kësaj partie politike./ATSH