Telefoni ikonik “Nokia 2720”, ringjallet në model të ri nga HMD

Telefoni ikonik “Nokia 2720”, ringjallet në model të ri nga HMD

Për të gjitha ata që ndjehen nostaligjikë për telefonat e vjetër “Nokia”.

HMD që një kohë ka qenë duke i rikrijuar dhe ringjallur telefonat klasikë të “Nokia”, duke i shndërruar ata në telefona modern, në këto vite të fundit, fillimisht me telefonin ikonik Nokia 3310 dhe Nokia 8110.

Në IFA 2019, do njoftohet telefoni nostalgjik: një version i ri model Nokia 2720, raporton “The Verge”.

Telefoni ka tipare të reja moderne, ku mund të shkarkohen edhe programe të tjera si “Whatsapp, Facebook, Google, Youtube etj.