Dy aksidente në një fshat të Drenasit, lëndohen disa persona

Dy aksidente në një fshat të Drenasit, lëndohen disa persona

Dy aksidente kanë ndodhur pothuajse në të njëjtën kohë në fshatin Zabel i ulët i komunës së Drenasit, ku si pasojë disa persona kanë pësuar lëndime.

Sipas dëshmitarëve, në aksidentin e parë kishte vetëm dëme materiale. Kurse, aksidenti i dytë ka ndodhur në një largësi prej 100 metrave nga aksidenti i parë, ku ka persona të lënduar.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Drenas. Policia ka dal në vend të ngjarjes. Ndërkohë, janë krijuar kolona të gjatë në rrugën Komoran-Drenas.