Pas 10 djemsh, çifti bëhet më në fund me vajzë

Pas 10 djemsh, çifti bëhet më në fund me vajzë

​Pasi u bënë prindër të 10 djemve rresht, një çift ka mirëpritur në jetë një vajzë.

Alexis dhe bashkëshorti i saj David sollën në jetë 10 djem, të cilët variojnë nga mosha 17 në 2-vjeç.

Dhe tani një vajzë ka mbërritur në familjen Brett.

Cameron erdhi në jetë në 27 gusht dhe çifti pretendon se ky do jetë fëmija i fundit i familjes së tyre të madhe, Campbell, 17 vjeç, Harrison, 16, Corey, 14, Lachlan, 11, Brodie, 9, Brahn, 8, Hunter, 6 vjeç, Mack, 5, Blake, 3 dhe Rothagaidh, 2 vjeç.

Alexis dhe David, të cilët janë së bashku që nga viti 1998, jetojnë në një shtëpi me pesë dhoma gjumi në Dingwall, Ross-shire.