Shqiptari kapet me 250 mijë euro kokainë në banesën ku jetonte me familje

Shqiptari kapet me 250 mijë euro kokainë në banesën ku jetonte me familje

  Një 33 vjeçar me orgjinë shqiptare u arrestua nga policia italiane pasi u kap me lëndë narkotike kokainë.

Shqiptari  me iniciale B.M, u kap në flagrancë nga policia në Pesaro, teksa i jepte dy doza kokainë një vendasi në këmbim të 200 eurove.

Kërkimet e mëpasme në makinën e tregtarit të drogës dhe më pas në shtëpinë e tij në zonën e Santa Veneranda, i çuan karabinierët të zbulojnë një bazë logjistike ku përgatiteshin dozat. Droga ishte e fshehur në një zgavër të posaçme jashtë ndërtesës.

Gjatë aksionit u kap rreth 1 kg kokainë e pastër e ndarë në pako, ndërsa u sekuestruan edhe peshore elektronike dhe lëndë për prerjen e kokainës.

Gjithashtu, policia kapi edhe një sasi prej 10 mijë eurosh që besohet të jenë të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike. Shtetasi shqiptar u arrestua dhe u shoqërua në dje në burgun e Pesaros.

Operacioni i rëndësishëm antidrogë, u krye nga njësia hetimore e departamentit operativ të komandës provinciale të karabinierëve të Pesaro dhe Urbino, të cilët kanë çmontuar një treg të lulëzuar të kokainës.

Identifikimi i shqiptar u bë gjatë orëve të vona të pasdites së të premtes në periferi të qytetit, për shkak të lëvizjeve të dyshimta të tij dhe takimet e shpejta me shoferë në kryqëzime ku u jepte kokainën e cilësisë së pastër për 100 euro doza.

Shqiptari i arrestuar banues në Santa Veneranda, prej kohësh është vendosur atje me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël, ligjërisht i papunë pavarësisht se jeton prej 15 vitesh në Itali.

Sasia e sekuestruar e drogës do t’i kishte dhënë shqiptarit një shumë parash prej 250 mijë eurosh.