Nuk mori frymë për 28 minuta pas lindjes, mbijeton foshnja

Nuk mori frymë për 28 minuta pas lindjes, mbijeton foshnja

​Një foshnje e porsalindur që nuk mori frymë për 28 minuta kur lindi, mbijetoi mrekullisht.

Eva lindi me kordonin e kërthizës të lidhur fort rreth qafë.

Vajza nuk mori frymë për gati gjysmë orë pas lindjes, por arriti të sfidojë çdo shans.

Mjekët i thanë Alex Kellyt dhe bashkëshortit të saj Marc se vajza ishte shumë e dobët. Gjithashtu u thanë se nëse do mbijetojnë do kishte dëmtime në tru.

“Të marrë një fëmijë me tru të dëmtuar në shtëpi është makthi më i keq i çdo prindi,”-tha Kelly.

Ndërsa prindërit qëndronin pranë inkubatorit të saj, Eva filloi të tregonte shenja përmirësimi.

Por ndërsa ditët kaluan, Eva u stabilizua ngadalë dhe 12 ditë pas lindjes traumatike, familja u lejua ta merrte në shtëpi.