Babai sulmoi vajzat, arrestohet

Babai sulmoi vajzat, arrestohet

​Një person është arrestuarnë Ferizaj pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy vajzave të tij.

Njësiti policor në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 me katër karikatorë dhe 61 fishek, një pistoletë me dy karikatorë dhe 14 fishek, 40 copë fishek magnum, si dhe disa gjëra tjera.

Viktimat e rastit si pasojë e dhunës fizike kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.