Meta dhe Ruçi urojnë për 28 vjetorin e Pavarësisë së Maqedonisë Veriore

Meta dhe Ruçi urojnë për 28 vjetorin e Pavarësisë së Maqedonisë Veriore

Republika e Maqedonisë së Veriut kremton 28-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata e Jugosllavisë.

Në këtë ditë të shënuar, drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar i kanë përcjellë urimet homologëve të tyre në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti Ilir Meta në një letër drejtuar presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski shpreh bindjen se dy vendet do të vijojnë të bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut, si dhe në rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian, shkruan Portalb.mk .

Ndërsa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në letrën drejtuar homologut Talat Xhaferri nënvizon edhe kontributin e dy vendeve në paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe shprehet optimist edhe në rrugëtimin e dy vendeve drejt anëtarësimit në BE.