PDK zgjodhi kandidatët për deputetë nga Ferizaj

PDK zgjodhi kandidatët për deputetë nga Ferizaj

Bajrush Xhemaili, Elmi Reçica, Mexhide Mjaku Topalli, Mustafa Grainca dhe Gazmend Bytyçi janë kandidatët e Degës së PDK-së së Ferizajt që do të kërkojnë votën për Kuvendin e Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

 

Me këtë rast, i pari i PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu duke e quajtur këtë listë padiskutim fituese e përfaqësuse të subjektit tonë politik, garantoi mbështetjen e parezervë të tij dhe gjithë shtabit zgjedhor që udhëheq, mekanizëm ky i jashtëzakonshëm që ditëve të fundit ka arritur mobilizimin maksimal në mesin e qytetarëve e përkrahësve të forcës sonë politike.

Nën siglën "Ndërtojmë të ardhmen për ty dhe shtetin" me Kryeministrin në ardhje, Kadri Veseli, Ferizaj është gati për të korrur sukses të jashtëzakonshëm zgjedhor, bazuar në profilet e padiskutueshme kontributdhënëse për Ferizajn që janë kandidatët për deputetë si dhe në shtrirjen e gjerë të forcës sonë politike.

Ferizaj njohu ndryshimin e mishërimin e transformimit urban me qeverisjet e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ky ndryshim i atribuohet personaliteteve lokale e qendrore të PDK-së së Ferizajt.