Policia arreston një person në Prishtinë për armë mbajtje pa leje

Policia arreston një person në Prishtinë për armë mbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në lagjën “Mati 1”.

Me këtë rast është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje, i cili është shoqëruar në stacionin policor.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Klani poashtu i ka parashtuar pyetje Policisë se a ka të bëjë ky aksion lidhur me ngjarjen e para disa ditëve ku mbetën të vrarë dy persona dhe dy u plagosën.

Në përgjigjen e dhënë mohohet se ky aksion ka të bëjë me rastin.