Rita Ora mirëpritet nga fansat shqiptarë me flamurin kuq e zi në Berlin

Rita Ora mirëpritet nga fansat shqiptarë me flamurin kuq e zi në Berlin

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në tregun muzikor botëror.

Biondja po ashtu është tejet e angazhuar me turneun e saj të koncerteve anembanë botës

Artistja me prejardhje shqiptare së fundmi performoi në Berlin (Gjermani), teksa dhuroi spektakël si asnjëherë më parë.

Bukuroshja, e cila u shfaq në veshje sportive e me një kapelë në kokë, rrëmbeu vëmendje me dukjen e saj të veçantë.

Ajo performoi para mijëra njerëzve, në mesin e të cilëve kishte shqiptarë, ku shiheshin duke u argëtuar me flamurin kuq e zi.

“Berlin të dua shumë, faleminderit që kënduat me mua çdo fjalë”, ka shkruar mes të tjerash Ora.

Sa i përket projekteve muzikore, “New Look” mban titullin kënga e fundit që e ka publikuar, e cila në YouTube ka kaluar shifrën e tetë milionë klikimeve.