VIDEO-Në Kalanë e Novobërdës janë kryer vepra penale

VIDEO-Në Kalanë e Novobërdës janë kryer vepra penale

Për dëmet që janë bërë në Kalanë e Novobërdës, duhet të merret prokuroria e Kosovës.

Ismet Hajrullahu drejtor i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, tha se projekti i Kalasë së Novobërdës ka filluar vite më parë.

“Punimet kanë filluar në bazë të projektit. UNESCO i ka marrë mjetet nga BE-, mbi nj milion euro. Kjo kompani që në vitin 2015 ka pasur skandale dhe këto na kanë sjell në këtë gjendje të keqe”, tha ai  sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij nëse UNESCO duhet të sjellë ndonjë vendim të ri për të marrë përsipër punimet. Hajrullahu ka ftuar që prokuroria të hetojë punimet në Kalanë e Novobërdës.

Autor: RTKlive