​Djali kanos babain, kapet edhe me marihuanë

​Djali kanos babain, kapet edhe me marihuanë

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që ka kanosur prindin e tij, duke i kërkuar të holla dhe ia ka marrë çelësat e veturës së tij.

I dyshuari është ndaluar dhe është arrestuar derisa ka qenë duke drejtuar veturën dhe gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe i është konfiskuar një sasi e substancës narkotike e dyshuar për marihuanë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.