Meta: Duhej gjithë përfshirje në votime

Meta: Duhej gjithë përfshirje në votime

Ka nisur Komisioni hetimor në të cilin po pyetet presidenti Ilir Meta. E para që i ka drejtuar pyetjet ka qenë deputetja Klotilda Bushka.

“Dua të bëj qartë që shfuqizimi i datës 30 qershor është udhëhequr nga përgjegjësitë e mia si president i vendi edhe si përfaqësues i popullit”, tha Meta duke i kthyer përgjigje Bushkës për nxjerrjen e dekretit mbi anulimin e zgjedhjeve vendore, trasmeton TCH.

“Presidenti nuk ka pasur shqetësim të plotësojë tekat e opozitës, por ka dashur të garantojë një proces gjithë përfshirës në votime”, tha Meta më tej.

Presidenti shpjegoi më tej se e ka bërë këtë edhe për: “Por kjo ka qenë një përpjekje e sinqertë për shmangien e një përplasje civile që ka të bëjë me shmangien e një penalizimi afat gjatë për çeljen e negociatave.

Ishte një krizë e tmerrshme përfaqësimi për shkak të dy palëve. Qëllimi im kanë qenë zgjedhjet gjithë përfshirëse”, tha Meta./TCH